Vetëm pak orë pasi Elijona Binakaj konfirmoi publikisht se marrëdhënia e saj me Klodian Mihajn kishte marrë fund, ka ardhur edhe reagimi i Klodit.
Elijona deklaroi se ajo dhe Klodi nuk janë më në një lidhje, por zgjodhi të mos tregonte arsyet e ndarjes. Në reagimin e saj ajo kërkoi respekt për privatësinë e të dyve, ndërsa nuk konfirmoi pretendimet për tradhti që kishin qarkulluar në rrjet.
Pas deklaratës së saj, Klodi ka reaguar përmes një Instagram Story, duke falënderuar publikun për mbështetjen dhe duke iu përgjigjur pikërisht teorive që kanë qarkulluar rreth fundit të lidhjes.
“Njerëz, ju dua shumë. Fatkeqësisht nuk di çka tjetër me shtu. Do të doja shumë t’ju jepja përgjigje, por nuk i kam as unë për mi dhënë”, shkruan ai.
Klodi thekson se, pavarësisht ndarjes, dashuria dhe respekti ndaj Elijonës vazhdojnë të mbeten, ndërsa mohon kategorikisht dy prej pretendimeve më të përfolura.
“Nuk ka pasur kurrë as tradhti dhe as keqtrajtim prej anës time. Kam dëgjuar shumë gjëra për veten dhe është e rëndë si për mua, ashtu edhe për familjen time”, shprehet ai.
Në fund, Klodi duket se zgjedh të mos japë detaje të tjera për atë që ka ndodhur mes tyre, duke e mbyllur reagimin me fjalët: “Koha do tregojë çdo gjë. Ju dua.”

Kështu, të dy tashmë e kanë konfirmuar publikisht fundin e marrëdhënies, ndërsa arsyet konkrete që çuan në ndarje vazhdojnë të mbeten private.