Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës mes të hënës, 2 nëntor, dhe të martës, në Chiari, në provincën e Brescias në Itali, ku raportohet se një 21-vjeçar me origjinë shqiptare ka vrarë me thikë nënën e tij. Sipas raportimeve të bëra nga mediat vëndase, viktima mësohet se është shqiptarja Meleqe Lusha, 39 vjeçe ndërsa autori i dyshuar është Eduart Xhani, i lindur në San Bonifacio, në provincën e Veronës.
Pas krimit të rëndë, fillimisht i riu mësohet se është larguar nga banesa, por brenda pak orëve është vetëdorëzuar në komisariatin e karabinierëve në Kremona, ku u ka treguar efektivëve për ngjarjen e rëndë.
Njëkohësisht, disa efektivë u nisën me urgjencë drejt vendngjarjes ku dhe janë gjetur pa shenja jete Meleqe Lushën.
Në vendngjarje kanë nisur hetimet specialistët e Seksionit të Investigimeve Shkencore të Karabinierëve të Brescias, të cilët po punojnë për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të zbardhur motivet e vrasjes.
Deri më tani, autoritetet italiane nuk kanë dhënë detaje të tjera, ndërsa hetuesit po ruajnë rezervën për çështjen.