Sulo Hadëri, profesor dhe ish-Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, është ndarë nga jeta në orët e vona të mbrëmjes së të dielës. Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë më 1 Nëntor, në moshën 69 vjeçare, duke lënë të hidhëruar familjen, miqtë dhe studentët e tij të shumtë.
Prof. Dr. Sulo Hadëri është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, dega Ekonomi Politike në vitin 1979 dhe 2 vite më pas, në tetor 1981, ka filluar punë si asistent pedagog në këtë fakultet. Ai ka marrë gradën Doktor i shkencave ekonomike në vitin 1993, Profesor i asociuar në vitin 1994 dhe Profesor në vitin 1999.