Screenshot
Rozana Radi ka publikuar një mesazh ironik në Instagram, pas deklaratës së Jonida Maliqit, e cila e cilësoi të mbivlerësuar për aftësitë vokale gjatë emisionit “Goca dhe Gra”.
E pyetur gjatë një loje se cilin artist konsideronte të mbivlerësuar, Jonida përmendi Rozanën. Ajo sqaroi se e vlerëson për krijimtarinë dhe talentin si aktore, por se nuk ndan të njëjtin mendim për anën vokale.
Pas kësaj deklarate, Rozana zgjodhi të reagonte përmes një postimi në Instastory, duke e zhvendosur vëmendjen te klikimet dhe interesi që ngjall emri i saj.
“Sikur një këngë e jotja të merrte aq klikime sa merr një video ku përmendem unë, do të ishte film! Suksese”, shkruan ajo, duke e shoqëruar mesazhin me një zemër të bardhë.

Edhe pse Rozana nuk e përmend drejtpërdrejt Jonidën, postimi duket si një përgjigje ndaj deklaratës së saj. Përballë komentit për aftësitë vokale, këngëtarja ka zgjedhur ironinë, duke krahasuar vëmendjen që marrin videot ku përmendet me klikimet e këngëve të personit të cilit i drejtohet.