Historia mes Katerina Gogës dhe Arnold Damazetit është rikthyer sërish në vëmendje pas deklaratave të fundit të ish-konkurrentit të “Për’puthen” lidhur me atësinë e vajzës së Katerinës.
Ish-çifti i dha fund marrëdhënies disa muaj më parë, ndërsa ndarja u bë publike në qershor. Në atë periudhë, Katerina tregoi se prej rreth tre muajsh nuk komunikonte me Arnoldin, ndërsa mes tyre nisën edhe deklaratat publike për shtatzëninë dhe kërkesën e tij për kryerjen e një testi ADN-je.
Pas lindjes së vajzës, Katerina tregoi se kishte menduar ta kontaktonte Arnoldin. Madje kishte shkruar një mesazh, të cilin në fund vendosi të mos e dërgonte.
“Faleminderit për spermën, kam këtë beb super, që e rrita dhe e ushqeva vetë me këtë trupin tim”, ishte mesazhi që, sipas saj, kishte shkruar në një moment inati.
Më vonë komunikimi mes tyre u rikthye. Katerina tregoi se Arnoldi e kishte zhbllokuar dhe e kishte telefonuar, ndërsa biseda ishte përqendruar pikërisht te testi i ADN-së. Këtë herë, sipas saj, ishte ajo që i kërkoi të vinte dhe ta kryenin testin për t’i dhënë fund pikëpyetjeve.
Megjithatë, sipas deklaratave të Katerinës, testi ende nuk është realizuar.
Tashmë ka ardhur edhe reagimi i Arnoldit. I ftuar në emisionin “N’drit” me Shëndrit Lumin, ai ka deklaruar se nuk po e mohon fëmijën, por kërkon që atësia të përcaktohet përmes analizës së ADN-së.
“Dua analizën e ADN-së, a është produkti im apo jo. Sido që të dalë, nuk e kam problem. Pres edhe të mirën edhe të keqen, sepse dua siguri”, është shprehur Arnoldi.
Ai ka bërë më pas edhe një deklaratë që pritet të shkaktojë reagime, duke pretenduar se gjatë eksperiencës së tij në “Për’puthen” ka pasur marrëdhënie intime me rreth 40% të vajzave të programit.
“Ne aty çfarë s’kemi bërë. S’kam kryer marrëdhënie vetëm me Katerinën, por me 40% të vajzave”, deklaroi ai.
Pavarësisht deklaratave publike të të dyve, deri në kryerjen e një testi biologjik, çështja e atësisë mbetet e pakonfirmuar.