Jonida Maliqi ka folur hapur për një etapë të re të jetës së saj, marrëdhënien me veten dhe romancën me Alessio Alian.
E ftuar në “Live From Tirana”, këngëtarja tregoi se pas të 40-ave ka ndryshuar mënyrën se si e sheh jetën, duke i dhënë më shumë rëndësi vetes dhe më pak peshë mendimit të të tjerëve.
Sipas Jonidës, eksperiencat dhe vështirësitë e kaluara e kanë ndihmuar të kuptojë se kujt ia vlen t’ia kushtojë kohën dhe energjinë e saj. Sot ajo zgjedh të qëndrojë pranë njerëzve që i konsideron të rëndësishëm dhe të mos harxhojë energji për të kënaqur të tjerët.
Këngëtarja foli edhe për marrëdhënien me Alessio Alian, duke pranuar ndjenjat e saj, por njëkohësisht duke shpjeguar përse preferon që disa detaje të mbeten private.
Të dy janë prindër dhe kanë histori martesore të përfunduara pas tyre, ndaj, sipas Jonidës, kujdesi në deklaratat publike është i rëndësishëm edhe për të mbrojtur fëmijët dhe familjet e tyre nga ekspozimi i tepërt mediatik.
Një tjetër sfidë është distanca. Jonida pranoi se një marrëdhënie në distancë sjell emocione të forta gjatë ribashkimeve, por edhe momente më të vështira, ku mund të shfaqen pasiguri dhe mosbesim.
Megjithatë, ajo e përshkruan marrëdhënien si diçka që i sjell energji pozitive dhe i rikthen një anë më spontane të vetes.
“Alessio hera-herës më kthen fëmijën që kam brenda dhe është gjëja më e bukur në botë”, u shpreh Jonida