Screenshot
Egli Tako ka vendosur t’u përgjigjet disa prej pyetjeve të ndjekësve në Instagram, duke zbuluar edhe një detaj që prej kohësh ka ngjallur kureshtje: statusin e saj sentimental.
Gjatë një sesioni “Pyetje & Përgjigje”, një prej ndjekësve e pyeti drejtpërdrejt nëse aktualisht është në një lidhje dashurie. Egli tregoi se kjo është ndër pyetjet që i bëhet më shpesh dhe këtë herë zgjodhi të përgjigjej pa lënë vend për interpretime.
“Jo, nuk jam”, shkroi ajo shkurt, duke konfirmuar kështu se aktualisht është beqare.

Jeta sentimentale e artistes dhe ish-banores së “Big Brother VIP Albania” ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, veçanërisht pas eksperiencës së saj në edicionin e katërt të reality show-t.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, Egli krijoi një raport romantik me Gjestin, marrëdhënie që u komentua gjerësisht nga publiku për shkak të afrimitetit, debateve dhe dinamikave mes tyre.
Tashmë, me vetëm pak fjalë, Egli ka sqaruar situatën e saj aktuale: në jetën e saj nuk ka një lidhje dashurie.