Screenshot
Aktori Visjan Ukcenaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një Story të publikuar në Instagram, ku ka njoftuar se ka vendosur të shesë makinën e tij.
Por më shumë sesa vetë shitja, ajo që ka bërë përshtypje është mënyra me humor me të cilën aktori e ka dhënë lajmin.
Duke publikuar fotografinë e makinës, Ukcenaj shkruan: “Ka ardh momenti për divorc. Makina ime do një tjetër”, ndërsa më poshtë ka vendosur thjesht njoftimin: “Shitet”.

Me sa duket, “divorci” për të cilin flet aktori nuk ka të bëjë me jetën sentimentale, por me ndarjen nga makina e tij, të cilës tashmë po i kërkon një pronar të ri.