Screenshot
Lorna Hysa ka bërë një reagim të fortë në Instagram, ku ka përmendur skandalin e Vlora Hysenit dhe ka përdorur një gjuhë të ashpër dhe fyese ndaj saj.
Në postimin e publikuar në Story, Lorna nis duke folur për paragjykimet që, sipas saj, shoqërojnë shpesh gratë e bukura dhe ato që punojnë në botën e ekranit dhe spektaklit.
“E di çfarë është funny? Profesionet si: këngëtare, balerinë, moderatore, modele, aktore, apo edhe ndonjë goçë që është pak më e bukur se tjerat, zakonisht asociohen me idenë që ‘të gjitha janë k*çka’ dhe çdo damkë u vihet atyre…”, shkruan ajo.
Më pas, Hysa e drejton deklaratën konkretisht ndaj Vlora Hysenit, duke shkruar:
“…por Vlora dëshmoi që të jesh k*çkë mund të jesh super shëmtirë dhe me post drejtues, apo të punosh në zyrë.”
Lorna vijon me ironi: “Do thoni ju: ‘Është thjesht e dashuruar…’. Kush e di çfarë ka tjetër aty! Ajo ju fik radarët!!!”, duke e mbyllur postimin me një tjetër koment për pamjen e saj në anglisht: “A New Yorker would say: ‘You ugly wh…!’”.
