Screenshot
Selin Bollati dhe DJ Gimbo vazhdojnë të ndajnë me publikun momente nga marrëdhënia e tyre, duke mos i kursyer dedikimet dhe batutat mes njëri-tjetrit.
Së fundmi, Selin ka hapur një dritare të vogël nga komunikimi i tyre privat, duke publikuar në Instagram Story disa pjesë nga bisedat në WhatsApp me partnerin.
Me humor, ajo ka treguar se i dërgon Gimbos vazhdimisht fotografi të saj dhe më pas kërkon konfirmimin e tij me pyetjen: “A jam e bukur?”.
Përgjigjja e DJ-it nuk ka vonuar dhe ka qenë mjaft e ëmbël: “Po, ti je e bukura ime, oj Selinë moj”.

Ky nuk është rasti i parë që dyshja shfaq publikisht afërsinë mes tyre. Gimbo është parë edhe duke e telefonuar Selin me video gjatë performancave të tij, ndërsa ajo ka folur në intervista të ndryshme me shumë dashuri për partnerin.
Edhe këtë herë, një bisedë e zakonshme mes tyre është kthyer në një moment të ëmbël për ndjekësit, duke treguar anën spontane dhe plot humor të marrëdhënies së çiftit.