Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Skrapar, ku një foshnje vetëm 1 vjeç dyshohet se ka pësuar dëmtime në dorë pas një incidenti me një grirëse mishi.
Menjëherë pas ngjarjes, fëmija është dërguar në një strukturë shëndetësore të zonës, ku ka marrë ndihmën e parë.
Për shkak të natyrës së dëmtimit dhe nevojës për trajtim më të specializuar, mjekët kanë vendosur transportimin e foshnjës me helikopter drejt Tiranës.
Fëmija është dërguar në Spitalin e Traumës, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Sipas informacioneve paraprake nga spitali, gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.
Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat e sakta se si ka ndodhur incidenti, ndërsa pritet që autoritetet të sqarojnë dinamikën e plotë të ngjarjes.