Brikena ka ndarë në Instagram një moment nga një darkë me Mateo Borrin, duke e shoqëruar fotografinë me një dedikim romantik.
Në imazhin e publikuar në story, Mateo shfaqet i buzëqeshur përballë saj, ndërsa të dy ngrenë gotat për të trokitur. Krahas fotografisë, Brikena ka zgjedhur disa fjalë që shprehin rëndësinë që ai ka në jetën e saj.
“Disa njerëz nuk vijnë rastësisht në jetën tonë. Ti je një nga gjërat më të bukura që më ka falur jeta”, shkruan ajo, duke etiketuar Mateon.

Dedikimin e ka shoqëruar me shënimin “+7” dhe disa emoji, pa sqaruar domethënien e tyre. Një detaj që mbetet i pashpjeguar në këtë postim, ndërsa mesazhi i saj për Mateon është i drejtpërdrejtë dhe plot dashuri.