Një ngjarje e rëndë tronditi Vaun e Dejës më 16 tetor, ku 73-vjeçari Vlash Krajni goditi me çekiç gruan e tij, Leza Krajnin, duke i rrezikuar asaj jetën. Sot e kësaj dite Leza mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore madje ka humbur shikimin në njërin sy, ndërsa gjykata e Shkodrës ka lënë në arrest shtëpie autorin e ngjarjes.
Në këto rrethana, vëllai i të plagosurës, njëherazi kunat i autorit, Ded Çeliku, i cili punon dhe jeton në Itali ka denoncuar në “Fiks fare” kunatin e tij.
Deda ankohet se, burri i motrës Vlash Krajni, ka goditur me çekiç motrën e tij, Leza Krajni. Mirëpo pasi është vënë në pranga nga efektivët , Krajni është liruar pa dalë nga eksperti i mjekëve ligjorë për të cilin apo edhe për gjendjen e tij mendore, teksa po hetohet me masën e familjes “arrest në shtëpi”.
Sipas denoncuesit, çifti kishte disa mosmarrëveshje, teksa ai tregon se Vlashi e ka goditur pas shpine me çekiç, në një kohë që motra e tij Leza Krajni po fliste me motrën në telefon.
Pas plagosjes mësohet se Leza ka shkuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës në gjendje kome. Pastaj për pak ditë, fëmijët e saj e kanë dërguar në Itali për të marrë kurim më të specializuar.
“Pas disa ditësh, fëmijët e motrës e kanë marrë Lezën dhe e kanë sjellë për kurim në Itali. Dhe tani është në gjendje të rëndë, që kanë sjellë autoambulancë nga Shkodra. Është e ardhmja disa herë në operacion për hemorragji”, thotë Deda.
Më tej, Ded Çeliku bën me dije se motra e tij ka humbur njërin sy, ndërsa thotë se ajo nuk është e mirë.
“Unë jam me shtetin shqiptar, me lërë se si mund të jetë një person i lirë. E kam masakruar dhe tani ndodhet në shtëpi. Motra në spital. E kanë liruar ata të prokurorisë dhe gjykatës”, pohon ai i revoltuar.
Për ngjarjen, mësohet se prokuroria e ka akuzuar Vlash Krajnin për “vrasjen e shkaqeve të familjes”, për çka parashikohet një dënim jo më pak se 20 vjet burg ose me burgim të përballueshëm.
Mirëpo, gjykata i ka dhënë një masë më të zbutur autorit, pasi gjyqtarja Arta Llazari e ka lënë në arrest shtëpie.
Vlashi qëndron në spital dhe Leza dergjet në spitalin e Italisë, ku ka humbur shikimin e saj dhe është në gjendje të rëndë nga goditja e kokës.
“Rreth orës 13:00, në fshatin Barbullush, shtetasi V. K. 73 vjeç, dyshohet se ka goditur me çekiç, në kokë, bashkëshorten e tij, shtetasen L. K., 68 vjeçe, e cila është dëmtuar rëndë. Shtetasi V. K. është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.”,njoftoi mesditën e 16 tetorit Policia.