Screenshot
Alba Pollozhani, ka tërhequr vëmendjen me një postim plot humor dhe ironi në Instagram.
Alba ka ripostuar në InstaStory një video romantike të një çifti, ndërsa mbi të ka renditur një seri karakteristikash që pretendon se “nuk” do t’i dëshironte te partneri i saj. Por lista duket se thotë pikërisht të kundërtën.
“Nuk dua dikë 2 metra të gjatë. Nuk dua zeshkan me sy të shkruar. Nuk dua kulturë intelektuale miks tradicional shqiptar. Nuk dua romantik. Nuk dua super të fuqishëm në jetë. Nuk dua familjar”, shkruan ndër të tjera Alba.
Lista vazhdon edhe me disa kërkesa të tjera të shprehura me humor: “Nuk dua burrë që i dëgjohet fjala kur flet. Nuk dua super ngacmues ndaj meje. Nuk dua protektiv, territorial dhe gjurmues si FBI”.
Por është pikërisht fjalia në fund që zbulon lojën e saj me fjalët dhe kuptimin e vërtetë të postimit.
“Kam mësuar se kur ‘nuk’ do diçka, realizohet!”, shkruan Alba.

Në këtë mënyrë, ish-banorja e BBVK duket se ka përshkruar me ironi disa nga tiparet që do të dëshironte të kishte partneri i saj ideal, duke zgjedhur t’i shprehë në formën e një liste me “nuk”.