Screenshot
Selin Bollati ka vendosur t’u përgjigjet publikisht komenteve për pamjen dhe linjat e saj trupore, pasi një prej mesazheve që mori në rrjetet sociale kaloi në ofendime.
Fituesja e “Big Brother VIP Albania 5”, e njohur për fizikun e saj të hollë, publikoi në Instagram Story mesazhin e një ndjekëseje, e cila e kishte etiketuar me fjalët “skelet” dhe “thi”.
Në vend që ta linte pa përgjigje, Selin reagoi fillimisht me ironi.
“Përshëndetje, zonja këtu? Që më quan skelet dhe thi, pra praktikisht jam një skelet thiu. Si t’i përgjigjem unë, hë?!”, shkroi ajo.
Screenshot
Por më pas toni i saj u bë më serioz. Selin iu drejtua të gjithë atyre që komentojnë peshën e saj apo i sugjerojnë se duhet të shtojë kilogramë, duke bërë të qartë se është e kënaqur me trupin e saj.
“Nuk dua të shëndoshem! Nuk do të shëndoshem! Do bëj stërvitje, do mbaj dietë”, shkroi ajo, duke kërkuar që vendimet për trupin e saj t’i marrë vetë dhe jo në bazë të komenteve të njerëzve në rrjet.
Selin e mbylli reagimin me një mesazh të fortë për raportin që ka me veten dhe pamjen e saj.
“E adhuroj trupin tim kështu siç është dhe nëse nesër bëhem obeze, prapë do e dashuroj! Problemi jot cili është këtu?”, përfundoi ajo.
Screenshot
Me reagimin e saj, Selin Bollati ka zgjedhur të vendosë kufij ndaj komenteve për peshën dhe pamjen e saj, duke theksuar se mënyra se si zgjedh të kujdeset për trupin është një vendim personal.