Reperi i njohur Mozzik ka festuar ditëlindjen e tij të 31-të, ndërsa këtë ditë të veçantë e ka kaluar pranë partneres së tij.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, artisti shfaqet përpara një torte me qirinjtë që formojnë numrin “31”. Pranë tij ndodhet edhe partnerja e tij, e cila është shtatzënë dhe tashmë në javët e fundit të pritjes së ëmbël.
Kështu, kjo ditëlindje e gjen Mozzik në një moment të veçantë edhe në jetën private, teksa çifti po numëron ditët deri në ardhjen në jetë të fëmijës së tyre.
Reperi fryn qirinjtë e tortës në një atmosferë familjare dhe të qetë, ndërsa pamjet kanë marrë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.