Screenshot
Modelja shqiptare Emina Çunmulaj ka ndarë në InstaStory një mesazh fyes të mbërritur në llogarinë e saj, duke e shoqëruar me një reagim ironik.
Në pamjen e publikuar, një përdoruese e Instagramit i drejtohet me fjalët: “Zhduku dhe ti zioniste e shpifur. Sa të pëlqeja më parë, aq më neverit tani!”.
Përgjigjja e shkurtër e Eminës në bisedë ishte “Wow”, e shoqëruar me një emoji habie. Më pas, modelja vendosi ta publikonte shkëmbimin në Story, ku shkroi me ironi: “Nji mesazh shumë i dashtun sot në mëngjes”, duke shtuar emoji të qeshure dhe një gjest zhgënjimi.
Në të njëjtin postim, ajo shtoi edhe një tjetër koment për personin që i kishte shkruar: “O Zot… nisi paqe në shpirt të saj se duket se paska nevojë për mëshirën tande. Amin”.
