Arlinda ka shpërthyer në lot në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, e lënduar nga komentet e Nichit lidhur me konsumimin e alkoolit.
Gjatë një bisede me Norën, ajo ka shprehur pakënaqësinë për mënyrën se si po gjykohet sjellja e saj. Nora ka ngritur pyetjen se përse nuk po përmendet edhe Akili, i cili gjithashtu kishte konsumuar alkool.
Për Arlindën, reagimet ndaj saj dhe ndaj banorit tjetër tregojnë një trajtim të pabarabartë. Ajo është shprehur se nuk po përdoret e njëjta masë për të vlerësuar veprimet e të dyve.
“Akili ka pi mirë, unë kam pi keq… Veç u kanë flejt edhe ia kam prish gjumin… Janë standarde të dyfishta”, ka thënë ajo mes lotësh.
Biseda me Norën ka nxjerrë në pah shqetësimin e Arlindës pas përplasjes me Nichin, ndërsa banorja ka kundërshtuar hapur atë që e konsideron standard të dyfishtë brenda shtëpisë.