Bruno Shemsho dhe Selin Bollati kanë tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale për një detaj interesant në veshjet e tyre.
Të dy janë shfaqur me bluza në të njëjtën nuancë bojëqielli dhe me një stil thuajse identik, të punuara me material të hapur në formë rrjete. Rastësia nuk i ka shpëtuar Elton Tozajt, i cili ka publikuar në Instagram Story një foto të dyshes, duke ua lënë ndjekësve të zgjedhin se kujt i shkon më shumë.
“Kujt i shkon më shumë?”, shkruan Tozaj, duke vendosur si alternativa pikërisht emrat “Selin” dhe “Bruno”.
