Screenshot
Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, është rikthyer te eksperienca e saj në reality show, duke iu përgjigjur edhe një prej pyetjeve që e kanë shoqëruar pas daljes nga shtëpia: A i mori 100 mijë eurot e çmimit të madh?
Gjatë një interviste për “Artistët Shqiptarë”, Selin foli fillimisht për eksperiencën në BBVA dhe dha një këshillë për personazhet që do të bëhen pjesë e formatit në të ardhmen.
“Do të sugjeroja që të mos e marrin shumë afër zemrës, sepse pasi mbaron Big-u kushton. Duhet ta trajtojmë si lojë. Është eksperiencë që duhet provuar një herë në jetë. Kushdo që e ka marrë si nismë, i uroj shumë suksese dhe fat”, u shpreh ajo.
Por pyetja që tërhoqi më shumë vëmendje lidhej me 100 mijë eurot që Selin fitoi si fituese e edicionit të pestë.
E pyetur drejtpërdrejt nëse i kishte marrë paratë, ajo e konfirmoi duke e shoqëruar përgjigjen edhe me humor.
“Normal që i kam marrë lekët, bëj shaka. Kanë shkuar aty ku është thënë”, deklaroi Selin.
Pas përfundimit të eksperiencës në “Big Brother VIP Albania 5”, Selin po vazhdon angazhimet e saj profesionale edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ajo ka konfirmuar se së shpejti publiku do ta shohë në një rol të ri televiziv, si pjesë e programit “Goca dhe Gra”, duke hapur kështu një kapitull të ri në karrierën e saj pas fitores në BBVA.