Screenshot
Një moment i dhimbshëm për këngëtaren e njohur shqiptare Genta Ismajli. Artistja ka njoftuar përmes një postimi në Instagram se babai i saj është ndarë nga jeta.
Genta ka publikuar një fotografi të të atit, së bashku me një imazh të vjetër ku ajo shihet fëmijë në krahët e tij, duke e shoqëruar me një dedikim prekës.
“Babi im, drita e syve të mi, sot bashkë me ty iku edhe një pjesë e shpirtit tim”, shkruan këngëtarja.
Ajo e falënderon të atin për dashurinë, këshillat dhe përqafimet që i ka dhënë gjatë gjithë jetës, duke treguar boshllëkun që lë pas humbja e tij.
“Do të të kërkoj në çdo sekondë të jetës sime, në çdo hap e në çdo sukses timin, sepse ti do të jesh përgjithmonë engjëlli im mbrojtës”, vijon Genta.
Në fund, këngëtarja i jep lamtumirën me fjalët: “Pusho në paqe BAB. Të dua dhe do të të dua gjithmonë!”
