Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë bërë bashkë për një nga momentet e veçanta në jetën e vajzës së tyre, Poem.
Dyshja e ka shoqëruar të voglën në ditën e saj të parë të shkollës, duke lënë mënjanë historinë e tyre si çift për të qenë të dy pranë vajzës në nisjen e këtij kapitulli të ri.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Poem shfaqet e buzëqeshur dhe e emocionuar, ndërsa përqafon të dy prindërit përpara se të nisë eksperiencën e re.
Momenti ka tërhequr vëmendje edhe për faktin se Sara dhe Ledri prej kohësh vazhdojnë jetën e tyre veçmas, ndërsa rastet kur shfaqen publikisht së bashku janë të rralla.
Megjithatë, prania e të dyve në një ditë kaq të rëndësishme për Poem tregon se, pavarësisht ndryshimeve në marrëdhënien e tyre, roli si prindër vazhdon t’i bashkojë në momentet që kanë rëndësi për të bijën.

Për Poem, dita e parë e shkollës nisi kështu me emocionin e një eksperience të re, por edhe me mamin dhe babin pranë saj.