Ledri Vula ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta pranë vajzës së tij, Poem Blu, duke treguar edhe një surprizë me domethënie të fortë emocionale.
Reperi kaloi një ditë të tërë me të bijën, në një moment të rëndësishëm për vogëlushen, që lidhej me hapat e saj të parë në shkollë.
Por Ledri vendosi që kujtimin e kësaj periudhe ta mbante gjithmonë me vete. Artisti realizoi një tatuazh të ri, frymëzuar nga një vizatim fëmijëror ku shfaqen dy figura të thjeshta që përfaqësojnë babain dhe vajzën.
Fotot e tatuazhit u publikuan në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen pikërisht për thjeshtësinë dhe domethënien që mbart.

Edhe Poem Blu duket se u frymëzua nga babai. Vogëlushja deshi të kishte tatuazhin e saj dhe në krah iu vendos një tatuazh i përkohshëm për fëmijë, me të cilin pozoi e buzëqeshur para kamerës.

Një ditë e zakonshme mes babait dhe vajzës u kthye kështu në një kujtim të veçantë, të cilin Ledri zgjodhi ta fiksonte përgjithmonë në trup.