Screenshot
Rike Roçi ka zbuluar se prej kohësh është në një lidhje dashurie, të cilën ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes së publikut. E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ajo foli për jetën sentimentale, përvojat me tradhtinë dhe dëshirën për t’u bërë nënë.
Ndonëse ka preferuar të mos ndajë shumë detaje për partnerin, Rike tregoi se ai ndodhet jashtë Shqipërisë dhe se marrëdhënia e tyre i ka sjellë lumturi e stabilitet.
“Jam e lidhur prej kohësh. Jetën time e mbaj të mbyllur, jam e lumtur, e stabilizuar. Jam e përqendruar shumë në punën time. Nuk është në Shqipëri, është jashtë”, u shpreh ajo.
Por çfarë i mungon në këtë periudhë të jetës? E pyetur se sa e lumtur ndihet, Rike e vlerësoi lumturinë e saj me 9 nga 10. Për të, dëshira që mbetet për t’u përmbushur është mëmësia.
“E lumtur jam 9 nga 10, mungon shtatzënia. Ajo është gjëja që mund të më kompletojë. Dua dy fëmijë”, tha Rike, duke shprehur hapur dëshirën për të krijuar një familje.
Gjatë intervistës, ajo u ndal edhe te një prej deklaratave të saj më të komentuara, “Tradhtohem gjithmonë”. Rike sqaroi se kjo shprehje nuk lidhej vetëm me marrëdhëniet romantike, por edhe me zhgënjimet në miqësi. Ajo pranoi se ka përjetuar tradhti dhe se ka zgjedhur edhe të falë.
Me këtë rrëfim, Rike ndau një pjesë të jetës private që zakonisht e mban për vete: një marrëdhënie që e bën të ndihet e stabilizuar dhe dëshirën që në të ardhmen të bëhet nënë e dy fëmijëve.