Që nga hyrja në shtëpinë më të famshme në vend, Bejta është distancuar nga mundësia e krijimit të një romance me banoret, duke bërë të ditur se jashtë e pret e dashura.
Prive By LS ka publikuar pamje të çiftit të shkrepur në Aeroportin e Prishtinës, ndërsa zbulon detaje të reja ekskluzive për vajzën misterioze!

Bëhet me dije se ajo quhet Tina dhe jeton në diasporë. Dyshja janë në një lidhje prej më shumë se dy vitesh dhe vazhdojnë të jenë lumturisht bashkë.
Mbetet të shihet nëse Tina do të bëhet pjesë e ndonjë surprize për Bejtën gjatë qëndrimit të tij në Big Brother!