Shëndrit Lumi ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga jeta e tij, realizimin e ëndrrës për një shtëpi të re.
Përmes një postimi në Instagram, me vendndodhjen Prishtinë, ish-banori i BB ka publikuar një fotografi ku shfaqet duke mbajtur çelësat në dorë. Krahas imazhit, Shëndriti ka shkruar se kjo shtëpi shënon nisjen e një kapitulli të ri.
“Disa ëndrra fillojnë me një çelës. Sot, një ëndërr e imja bëhet realitet. Një shtëpi e re, një kapitull i ri dhe shumë kujtime që presin të krijohen”, shkruan ai.
“Besimi dhe fjala e mbajtur kanë shumë vlerë!”, është shprehur ai, përpara se ta mbyllte dedikimin me fjalët “Shtëpia ime!” dhe një zemër të kuqe.
Me çelësat në dorë dhe pritshmërinë për kujtimet që do të krijojë në banesën e re, Shëndriti e ka ndarë këtë arritje personale me ndjekësit e tij.
