Historia mes Katerina Gogës dhe Arnold Damazetit ka marrë një tjetër kthesë në rrjetet sociale, vetëm pak ditë pasi deklaratat e tyre për testin e ADN-së dhe atësinë e vajzës së Katerinës u rikthyen në qendër të vëmendjes.
Arnoldi deklaroi së fundmi se kërkon kryerjen e analizës së ADN-së për të pasur siguri mbi atësinë, ndërsa bëri bujë edhe me pretendimin se gjatë pjesëmarrjes në “Për’puthen” kishte pasur marrëdhënie intime me rreth 40% të vajzave të programit. Deri tani, atësia nuk është konfirmuar përmes një testi biologjik të bërë publik.
Pas gjithë zhurmës, dy ish-partnerët duket se kanë zgjedhur ta trajtojnë situatën me humor. Katerina dhe Arnoldi kanë publikuar së bashku në Instagram një video të gjeneruar me inteligjencë artificiale, duke iu bashkuar një prej trendeve që po qarkullojnë në rrjet.
Në pamjet e publikuara, ata shfaqen krah njëri-tjetrit përpara një mikrofoni, ndërsa ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është përshkrimi që i kanë vendosur postimit.
“Mbas testit të ADN-së”, shkruajnë ata, duke ironizuar pikërisht çështjen që prej muajsh ka shkaktuar deklarata dhe pikëpyetje rreth raportit të tyre.

Postimi i përbashkët vjen vetëm pak ditë pas deklaratave të forta të Arnoldit dhe duket se tregon se, të paktën në rrjetet sociale, dyshja po e kthen në humor një histori që deri tani është shoqëruar me jo pak tension publik.