Vali Corleone dhe partnerja e tij, Anita, janë në pritje të bëhen prindër. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë Vali përmes rrjeteve sociale, duke zbuluar njëkohësisht edhe emrat që çifti ka menduar për fëmijën.
Siç duket, Vali ka zgjedhur të qëndrojë besnik ndaj stilit të tij edhe kur bëhet fjalë për emrin e bebit. Nëse në jetë do të vijë një djalë, ai ka deklaruar se do ta quajnë Gladiator Corleone, ndërsa nëse është vajzë, emri i zgjedhur është Gladiatora Corleone.
“Nëse është djalë do të quhet Gladiator Corleone, nëse është vajzë Gladiatora Corleone”, është shprehur ai.
Lajmi për shtatzëninë vjen në një periudhë kur emri i Vali Corleones është rikthyer në vëmendjen e mediave edhe për shkak të çështjeve të tij ligjore.
Sipas raportimit të Klan Kosovës, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar Princ Valentino Corleonen me një vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë, pasi vepra penale ndaj tij është ricilësuar në posedim të paautorizuar të narkotikëve.
Mes zhvillimeve të fundit, Vali tashmë po përgatitet për një kapitull krejt tjetër të jetës: atë të të qenit baba.