Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në SPAK, për seancën e radhës. Në hyrje të ambienteve të Prokurorisë së Posaçme, Kryemadhi nuk i ka kursyer ironitë me gazetarët.
Ajo është ndalur te zhvillimet e fundit, përfshirë arrestimin e kreut të SHISH dhe informacionet e bëra publike pas komunikimit mes Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit.
Kryemadhi është shprehur me ironi për zhvillimet e fundit: “E pe si i fiku radarët? Dashuria gjë e madhe, si s’na i fiku njeri radarët ne, vetëm na i ndezën.”