Screenshot
Rozana Radi ka reaguar publikisht pasi emri i saj është përfshirë në aludimet dhe pretendimet që po qarkullojnë së fundmi në rrjetet sociale.
Përmes një deklarate të publikuar në Instagram, këngëtarja mohon kategorikisht çdo lidhje me videot që po përfliten dhe paralajmëron se do t’i drejtohet drejtësisë ndaj kujtdo që, sipas saj, cenon imazhin dhe reputacionin e saj.
“Po përpiqeni në të gjitha mënyrat të bëni pis emrin e shumë njerëzve. Për mua, kjo mbaron këtu”, shkruan Rozana.
Artistja është kategorike kur flet për materialet që po qarkullojnë: “Theksoj qartë: unë nuk jam në asnjë prej videove të publikuara dhe nuk kam asnjë lidhje me videon që pretendohet”.
Rozana shton se ka familjen, partnerin dhe jetën e saj, duke kërkuar që emri i saj të mos përdoret apo njolloset “pa asnjë bazë”.
Në reagimin e saj, këngëtarja u bën gjithashtu thirrje përdoruesve të rrjeteve sociale që të mos shpërndajnë apo amplifikojnë materiale dhe pretendime të paverifikuara që mund të cenojnë dinjitetin e personave të përmendur.
“Nëse kjo vazhdon, do të ndjek të gjitha procedurat ligjore që më takojnë. Nga ky moment, le të flasin faktet dhe drejtësia”, përfundon Rozana Radi.
