Një moment emocionues ka shoqëruar ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Në mes të ceremonisë, 33-vjeçari Benard Dani nga Tirana vendosi të surprizonte partneren e tij, Klarisa Toska, duke u ulur në gjunjë në skenë dhe duke i propozuar për martesë përpara të pranishmëve.
Një ditë që për Klarisën duhej të mbetej në kujtesë për diplomimin, u kthye kështu në një moment të dyfishtë feste. Propozimi në skenë tërhoqi vëmendjen dhe u prit me emocione nga të pranishmit.