Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë në Dibër, ku një 29-vjeçar ka humbur jetën teksa po peshkonte në ujërat e lumit Setë.
Bëhet me dije se viktimë ka mbetur i riu Ervis Kaloshi, banues në fshatin Sinë e Poshtme. Po ashtu mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa i riu ka qenë i shoqëruar nga persona të tjerë.
Këta të fundit e kanë nxjerrë trupin e Kaloshit, i cili është transportuar në morg, ndërsa pritet që autoritetet të zbardhin rrethanat e plota të këtij incidenti tragjik dhe të dalin me një njoftim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.