Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Dolce, është në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale, pas zërave se ndodhet në një lidhje dashurie.
Këto aludime, vetë Dolce i ka konfirmuar përmes një postimi në Instagram, ku shfaqet e përqafuar nga partneri i saj. Megjithatë, ajo ka zgjedhur të mos zbulojë fytyrën apo identitetin e personit që i ka rrëmbyer zemrën.
Fotografinë ajo e ka shoqëruar me një mbishkrim në latinisht, “Omnia cum tempore” (Çdo gjë me kohën e vet), si dhe me një emoji të zemrës së kuqe.
Postimi i saj ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve dhe mijëra pëlqime, ndërsa në rrjet kanë nisur aludimet se kush është mashkulli që qëndron krah saj.
