Skandali i videove private të lidhura me kompozitorin Adrian Hila vijon të zgjerohet, ndërsa në rrjet po qarkullojnë materiale të tjera dhe po përmenden emra të rinj nga bota e artit.
Gjatë së premtes, qarkulloi një videove ku shfaqet këngëtari, i njohur edhe nga pjesëmarrja e tij në spektaklin “Gjeniu i Vogël”. Pamjet janë pjesë e materialeve private që kanë rrjedhur në internet së fundmi.
Lidhja e Adrian Hilës me “Gjeniun e Vogël” është e dokumentuar prej vitesh: ai ka qenë një nga figurat kryesore artistike të formatit, ndërsa i riu rezulton pjesëmarrës në edicionin e tretë të spektaklit.
Por historia nuk duket se përfundon këtu. Në videon që po qarkullojnë së fundmi mes personave të filmuar është edhe një koreograf i njohur shqiptar. “Pa Dorashka” ka vendosur të mos publikojë videon, pamje të shkëputura prej saj apo elemente që mund të çojnë në identifikimin e personit të përfshirë. Ky vendim merret për të respektuar privatësinë dhe dinjitetin e tij, duke shmangur çdo ekspozim të mëtejshëm të një materiali privat që tashmë po qarkullon në rrjet.
Ndërkohë, hetimet për mënyrën se si janë regjistruar dhe më pas shpërndarë videot vazhdojnë. Policia ka kryer kontrolle në ambientet e lidhura me Adrian Hilën dhe është interesuar edhe për sistemin e kamerave. Sipas raportimeve, Hila ka deklaruar para hetuesve se kamerat ishin vendosur për arsye sigurie, pas problemeve me vjedhjet në zonë.
Pika kryesore që mbetet për t’u sqaruar nga hetimi është nëse personat që shfaqen në materiale kanë qenë në dijeni të regjistrimit dhe, mbi të gjitha, kush i ka marrë dhe shpërndarë videot në internet.