Ai ishte ndalur në një bar pranë portit për të ngrënë mëngjes, kur një grerëz u vendos mbi një ëmbëlsirë me krem pastiçerie që ai po bëhej gati ta konsumonte.
Protagonisti i kësaj ngjarjeje të pakëndshme është një 35-vjeçar shqiptar, i cili, pa e vënë re praninë e insektit, kafshoi ëmbëlsirën. Papritur, ai ndjeu dhimbje të tmerrshme në gojë dhe, pa arritur të kuptonte se çfarë kishte ndodhur, kërkoi me dëshpërim ndihmë. Grerëza e kishte pickuar në brendësi të zgavrës së gojës.
Në vendngjarje ndërhynë menjëherë personeli i Kryqit të Verdhë (Croce Gialla), së bashku me autoambulancën e pajisur me mjek.
Pas ndihmës së parë, i riu u transportua në spitalin e Torrette-s, me kod urgjence të gravitetit mesatar. Atij iu administrua një trajtim me ilaçe për të parandaluar shfaqjen e shokut anafilaktik.