Screenshot
Brikena Selmani ka dhënë një sinjal të fortë që konfirmon ndarjen nga Mateo Borri, përmes një njoftimi publik drejtuar ndjekësve të saj në rrjetet sociale. Ajo ka kërkuar dikë që të marrë përsipër kujdesin për qenushen që i ishte dhuruar më parë nga fansat, duke zbuluar detaje mbi situatën e saj të re jetësore.
Në mesazhin e publikuar, ajo ka shpjeguar se për shkak të lëvizjeve të shumta ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë, si dhe angazhimeve të shumta me punën, e ka të pamundur të kujdeset siç duhet për kafshën shtëpiake. Selmani ka nënvizuar faktin se tashmë jeton e vetme dhe se nuk e ka familjen pranë.
“Duke qenë se tani jam vetëm, nuk kam as familjen këtu, po e kam shumë të vështirë të kujdesem për të siç duhet”, ka shkruar ajo, duke sqaruar se nuk dëshiron që qenushja të vuajë nga mungesa e vëmendjes. Për më tepër, ajo është shprehur e gatshme të ndihmojë financiarisht personin që do të marrë përsipër kujdesin për të, me qëllim që kafshës të mos i mungojë asgjë dhe të jetë e lumtur.

Kjo deklaratë merr një tjetër peshë në kuadër të zhvillimeve të fundit në raportin e saj me Mateon. Në ditët e para pasi kishte marrë qenushen, ajo publikonte imazhe ku shfaqej edhe me familjarët e Mateos, ndërsa së fundmi dyshja kanë fshirë fotografitë e përbashkëta dhe kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve.
Kujtojmë se dyshimet për krisjen mes çiftit kishin nisur më parë, kur veprimet e tyre në rrjetet sociale dhe heqja e njëri-tjetrit nga lista e ndjekësve ngritën pyetje mbi vazhdimësinë e lidhjes së tyre.