Screenshot
Mateo Borri ka ndarë me ndjekësit një fotografi të realizuar vite më parë, duke treguar një moment nga fillimet e rrugëtimit të tij me palestrën dhe aktivitetin fizik.
Në imazhin e publikuar në InstaStory, që mban vitin 2013, Mateo shfaqet shumë i ri në palestër, ndërsa krahas fotos ka shkruar: “Started with a dream. Stayed for the discipline”, që në shqip do të thotë: “Nisi me një ëndërr. Vazhdova falë disiplinës.”
Postimi duket si një rikthim pas në kohë për të treguar se pas rezultateve fizike qëndrojnë vite përkushtimi dhe vazhdimësie.
