Screenshot
Fero ka ndarë me ndjekësit një mesazh ngushëllimi pas lajmit për ndarjen nga jeta të shokut të tij, Arianitit.
Përmes një postimi në InstaStory, ai ka publikuar fotografinë e të ndjerit, i cili shfaqet me uniformë policie, duke i kushtuar disa fjalë prekëse.
“Lamtumirë, Arianit Shoku. Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet dhe zemrat tona. Ngushëllime të sinqerta familjes. Allahu të mëshiroftë!”, shkruhet në postimin e Feros.

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e ndarjes nga jeta të Arianitit, por përmes mesazhit ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet për familjarët e tij.