Një deklaratë e avokatit Spartak Ngjelagjatë një interviste ka shkaktuar jo pak habi mes komentuesve në rrjetet sociale.
Ndërsa u pyet për dashurinë, Ngjela tha se xhelozia është urrejtje dhe se për ta luftuar këtë problem duhet ta lësh të dashurën të shkojë me dikë tjetër.
Ngjela: Për të hequr xhelozinë, duhet të bësh një ‘antibiotik’, një ndërhyrje të madhe! Më pyeti një njeri që është shumë i lartë në politikë sot: Si e ke bërë? Si e ke hequr xhelozinë?
Duhet të durosh që e dashura jote të shkojë me një tjetër. Kjo nuk është durim, është kurë. Pse? Sepse filozofia më ka mësuar që xhelozia është urrejtje. Ju e dini atë thënien në Shqipëri: “Sa më e madhe xhelozia, aq më e madhe dashuria”, por jo. “Sa më e madhe xhelozia, aq më e madhe urrejtja”.