Litri i çmimit të naftës në Shqipëri tregohet me një kosto të lartë dhe më shumë se në rajon, duke rënduar akoma më shumë shqiptarët. Siç raportuam dhe ditën e djeshme, qeveria mori vendimin për ringritje e Bordit të Transparencës duke qenë se çmimet e naftës në vend së fundmi janë treguar me 229 lekë, shumë më shtrenjtë sesa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Për rrjedhojë, Konfindustria ka kërkuar që qeveria të ndërhyjë menjëherë në ulje të çmimit të hidrokarbureve për të cilat kërkon që të që çmimet fundore të jenë të paktën në vlerat mesatare të shteteve të rajonit si dhe konkurrentëve tanë tregtarë në Bashkimin Europian.
Çmimet me pakicë të naftës në tregun vendor ka kohë që janë në nivelet e 30-70 lekë/litër më të larta se shtetet e rajonit dhe mjaft shtete të BE. Ndaj, Konfindustria po ashtu ka kërkuar nga ana e qeverisë riaktivizimin e Bordit të Transparencës dhe riveprim nga ana e këtyre të fundit, me qëllim uljen e taksave të hidrokarbureve.
Reagimi i Konfindustrisë:
Konfindustria kërkon, që qeveria të ndërhyjë menjëherë në uljen e ngarkesës tërësore fiskale të karburanteve, me qëllim që çmimet fundore të jenë të paktën në vlerat mesatare të shteteve të Rajonit dhe konkurrentëve tanë tregtarë të BE dhe më gjerë. Për sa më sipër kërkohet rishikimi në ulje e gjithë ngarkesës fiskale në të paktën 25% të taksave tërësore mbi karburantet dhe jo vetëm taksës së ‘akcizës’, sikurse u shprehën përfaqësues të qeverisë.
Shtete të BE si Gjermania, Italia ,etj kanë ndërhyrë që në 10 ditshin e fundit të muajit korrik 2026 në uljen me 15-25 % të ngarkesës fiskale mbi karburantet. Gjithashtu, Konfindustria mirëpret, ndonëse e quan mjaft të vonuar, riaktivizimin e Bordit të Karburanteve. Konfindustria ka kërkuar në javën e parë të muajit gusht 2026 për uljen e taksave dhe riveprimit të Bordit të Karburanteve.
Çmimet me pakicë të naftës në tregun vendor ka kohë që janë në nivelet e 30-70 lekë/litër më të larta se shtetet e rajonit dhe mjaft shtete të BE. Çmimet krahasuese shumë të larta dhe kohëzgjatja e ndikimit të tyre sjellin goditje shtesë shkatërruese dhe falimentime mbi industritë, prodhimin vendor dhe mirëqenien e qytetarëve. Gjendja e mësipërme rrezikon të sjellë edhe kolaps të ekonomisë në tërësi. Përfituesit e vetëm nga çmimet e larta janë përkatësisht financat publike në afatshkurtër dhe sidomos fitimet e jashtëzakonshme të kartelit monopol të karburanteve.