Screenshot
Këngëtarja e njohur Anjeza Branka ka prekur ndjekësit me postimin e saj më të fundit në rrjetet sociale, kushtuar djalit të saj, Lenzos.
Artistja publikoi një foto pranë të birit, të shoqëruar me një dedikim të gjatë dhe tepër emocional, ku shpreh dashurinë dhe mënyrën sesi dëshiron ta rrisë atë larg stresit, interesave dhe materializmit.
“Unë nuk dua të të shoh të rritesh vetëm pas lekut apo të jetosh me stresin e botës. Dua të të shoh të lumtur, me zemër të pastër, me respekt për veten dhe për të tjerët. Për mua, lumturia jote vlen më shumë se çdo pasuri”, shkruan Anjeza.
Më tej, këngëtarja thekson se nuk dëshiron të jetë një nënë që e shtyn djalin drejt interesave apo përfitimeve materiale, por një mbështetje e fortë në jetën e tij.
“Nuk dua të jem ajo nënë që ta ‘marr frymën’ për lekë apo interesa, siç bëjnë disa të tjera. Dua të jem mbështetja jote, qetësia jote dhe arsyeja pse ti gjithmonë do ndihesh i dashur”, vijon ajo.
