Dinamikat brenda “Ferma VIP” kanë marrë një kthesë të papritur menjëherë pas largimit të Vanesës.
Hyrja e banores më të re, Klevisës, ka ndezur menjëherë diskutimet, veçanërisht për shkak të afërsisë së saj të shpejtë me Indrin, i cili deri më tani ishte i përfolur për romancën e tij me Vanesën.
Megjithatë, një material filmik që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka zbuluar se dyshja nuk janë edhe aq të panjohur për njëri-tjetrin.
Gjatë një bisede të lirshme në oborr, Klevisa ka rikthyer në vëmendje një episod të shkuar nga jeta e tyre jashtë kamerave, pikërisht nga periudha kur ndodheshin në Itali.