Kryeministri Rama duke folur për protestat e dhunshme tha se ata mësues që nxisin nxënësit të dëmtojnë institucionet nuk kanë për ta parë me sy derën e shkollës.
“Mësues, mësues që marrin nxënësit dhe i nxjerrin nga shkolla dhe u thonë: “Bini xhamave të shkollës”, siç ndodhi në Lezhë.
Ajo mësuese dhe ata mësues nuk kanë për ta parë më derën e shkollës dhe nuk do të marrin më asnjë lloj roli si punonjës të shtetit, kurrë më në shtet.
Si mundet një mësues t’i thotë nxënësit të thyejë xhamin e shkollës? Çfarë është kjo lëvizje për ta bërë Shqipërinë më të mirë, më europiane, më demokratike, më njerëzore?“, tha Rama.