Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Fier, ku një edukatore mësohet se ka dhunuar fizikisht një fëmijë 4-vjeçar. Për rrjedhojë, edukatorja me iniciale E. P., 44 vjeçe është dhunuar pastaj nga mamaja e fëmijët, shtetasja E. L., 29 vjeçe.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se aktualisht specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Fier kanë proceduar penalisht dy shtetaset e sipërpërmenduara, të dyja banuese në Fier.
Dhuna ndaj vogëlushit deri më tani mbetet e paqartë, megjithatë hetimet janë në vijim dhe pritet të kemi detaje të reja.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetaset E. P., 44 vjeçe, dhe E. L., 29 vjeçe, të dyja banuese në Fier, pasi 44-vjeçarja, edukatore në një kopsht shtetëror, dyshohet se ka keqtrajtuar në kopsht fëmijën 4-vjeçar të 29-vjeçares, ndërsa kjo e fundit dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj edukatores.”, thuhet në njoftimin e Policisë.