Një shtetas shqiptar është arrestuar në flagrancë në Mestre të Venecias, Itali, i cili ka përndjekur për një kohë të gjatë ish-partneren e tij, duke e detyruar atë të kërkonte ndihmë nga policia.
Shqiptari e përndoqi vajzën derisa e detyron të mbyllet në banjën e një picerie. Në gjendje të rënduar emocionale, nga aty ajo telefonoi policinë dhe denoncoi përndjekjen.
Sipas mediave italiane, shqiptari dyshohet se e kishte përndjekur prej kohësh ish-partneren, duke e kërcënuar përmes mesazheve dhe telefonatave. Gjithashtu, ai ishte përpjekur në disa raste ta takonte në vendet që ajo frekuentonte.
Kjo sjellje i kishte shkaktuar gruas ankth dhe frikë të vazhdueshme, deri në atë pikë sa ishte detyruar të ndryshonte rutinën e saj të përditshme. Pas verifikimeve, policia ndërhyri dhe arrestoi shqiptarin, i cili akuzohet për përndjekje.