Pas publikimit nga Elton Tozaj të disa “screenshot”-eve me biseda private, për të cilat ai pretendon se i përkasin kryetarit të Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, ka ardhur edhe një reagim nga aktori i humorit Rezart Veleshnja.
Veleshnja ka komentuar publikisht në rrjetet sociale, duke iu drejtuar drejtpërdrejt Isait dhe duke pretenduar se e kishte këshilluar atë që në periudhën kur të dy ishin pjesë e spektaklit “Portokalli”.
“Bo bo bo, po pse me Erjon? Të këshillova, të thashë mos, mos që kur ishe në Portokalli, por tani vuaj pasojat e pelloit që haje! Ti Erjon ke qenë pervers që në Portokalli”, shkruan Veleshnja në komentin e publikuar në rrjet.

Screenshot[/caption]
Reagimi i tij vjen pasi Tozaj publikoi disa pamje të bisedave që pretendohet se datojnë të paktën nga shtatori i vitit 2023. Në materialet e shpërndara shfaqet një profil me emrin “Erion Isai” dhe komunikime me përmbajtje flirtuese e intime.
Megjithatë, autenticiteti i këtyre materialeve nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur. Deri më tani, Erion Isai nuk ka bërë një reagim publik për të konfirmuar ose mohuar se bisedat e publikuara i përkasin atij.
Komenti i Rezart Veleshnjës i ka shtuar edhe më shumë vëmendje çështjes në rrjetet sociale, ndërsa publikimet e Elton Tozajt vazhdojnë të shkaktojnë reagime dhe debat publik.