Elton Tozaj ka publikuar këtë mbrëmje disa “screenshot”-e të bisedave private, të cilat ai pretendon se i përkasin Erion Isait, kryetar i Bashkisë Kolonjë.
Në pamjet e publikuara nga Tozaj shfaqet profili me emrin “Erion Isai” dhe disa mesazhe me përmbajtje flirtuese e seksuale. Në disa prej tyre përdoret gjuhë e drejtpërdrejtë intime, ndërsa bisedat e publikuara datojnë të paktën nga shtatori i vitit 2023.
Tozaj i ka shpërndarë materialet në Story, duke pretenduar se ato janë pjesë e provave që kishte paralajmëruar më herët se do të publikonte.
Deri në këtë moment nuk ka asnjë reagim publik të Erion Isait lidhur me këto publikime.





Publikimi vjen në vazhdën e një serie denoncimesh të Tozajt gjatë ditëve të fundit. Ai ka qenë gjithashtu në qendër të vëmendjes për publikimin dhe komentimin e materialeve të tjera private, ndërsa më 2 tetor deklaroi para autoriteteve se në rastin e videove të lidhura me Adrian Hilën nuk kishte qenë ai personi që i kishte prodhuar apo shpërndarë, por se i kishte marrë nga të tjerë dhe i kishte raportuar publikisht.