Marrëdhënia mes Brikena Selmanit dhe Mateo Borrit duket se po kalon një periudhë të qetë, ndërsa çifti po shfaqet gjithnjë e më shpesh edhe pranë familjarëve të njëri-tjetrit.
Së fundmi, Brikena ka publikuar në Instagram një fotografi nga një ditë e kaluar së bashku me Mateon dhe familjarët e tij. Krahas imazhit ajo ka shkruar: “Perfect day with my family”, duke etiketuar Mateon dhe duke e shoqëruar postimin me një zemër të kuqe.
Pikërisht përdorimi i fjalës “familja ime” ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, pasi tregon afrimitetin e Brikenës me njerëzit më të afërt të partnerit të saj.
Historia e Brikenës dhe Mateos ka pasur disa ulje-ngritje pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania 5”. Në qershor Brikena kishte deklaruar se ata nuk ishin më bashkë, por më pas dyshja u rikthye pranë njëri-tjetrit dhe gjatë verës publikuan sërish momente romantike së bashku.
Afrimi mes familjeve duket se ka qenë i ndërsjellë. Në fund të gushtit, Mateo ishte i pranishëm në një ceremoni familjare të Brikenës, ndërsa raportimet e asaj kohe e konsideruan këtë si një tjetër sinjal se marrëdhënia e tyre ishte stabilizuar.
Pak ditë më parë, çifti bëri publik edhe ardhjen e një qenushi në jetën e tyre, të cilin e quajtën Diva, duke e prezantuar si anëtarin e ri të familjes.
Fotografia e fundit e Brikenës duket se konfirmon edhe një herë se marrëdhënia me Mateon vijon dhe se modelja tashmë ndihet pjesë e rrethit të tij familjar.
