Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën gjatë ditës së djeshme në një spital.
Sipas të dhënave paraprake, i mituri dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Rasti është referuar për verifikim, ndërsa autoritetet po punojnë për të përcaktuar me saktësi shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së 12-vjeçarit.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi gjendjen shëndetësore të të miturit përpara ngjarjes apo mbi rrethanat që çuan në përkeqësimin e tij.
Pritet që verifikimet dhe të dhënat mjekësore të hedhin më shumë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë.