Një video që po qarkullon me shpejtësi orët e fundit në rrethet mediatike dhe rrjetet sociale në Tiranë ka ngritur shqetësime të mëdha mbi sigurinë e qytetarëve dhe reagimin e institucioneve të zbatimit të ligjit.
Pamjet e shpërndara pretendohet se tregojnë një episod të rëndë të ndodhur në ambientet e një lokali në kryeqytet, ku një e re, viktimë e kësaj ngjarjeje, emri i së cilës nuk bëhet me dije për arsye etike, duket në gjendje të pambrojtur, ndërsa ndaj saj kryhen veprime intime të turpshme dhe ngacmime seksuale në “dritën e diellit”. Në pamje shihet se e reja përpiqet të kundërshtojë dhe të shmangë situatën, ndërsa në ngjarje pretendohet se është i përfshirë biznesmeni i njohur R.P. bashkë me një person tjetër.
Pamjet e raportuara konsiderohen mjaft të rënda dhe kanë nxitur reagime të ashpra publike. Pyetja kryesore që ngrihet sot është: Përse mungon ende një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit?
Tashmë syte e opinionit publik janë drejtuar nga Drejtoria e Policisë dhe Prokuroria, nga të cilat pritet një deklaratë zyrtare për të verifikuar vërtetësinë e videos, kohën kur ka ndodhur ngjarja dhe masat e marra ndaj personave të përfshirë.